Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Krasniqi kujton protestën masive në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së: “Drejtësia do të triumfojë”

Gazeta10
02 April 2024 - 11:51

Është bërë një vit që nga protesta masive me dhjetëra mijëra qytetarë të Kosovës, në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së dhe heronjve të luftës.

Këtë ditë e ka kujtuar Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

“Ballafaqimi i dinjitetshëm i çlirimtarëve tanë me drejtësinë, për pastërinë e luftës tonë për liri, po vazhdon edhe sot. Tashmë po bëhen rreth tri vite e gjysmë nga fillimi i këtij procesi. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre, po bëjnë atë që kanë bërë më së miri gjatë gjithë jetës – mbrojtjen e Kosovës, pavarësisht rrethanave dhe çmimit personal”, ka thënë ai përmes një postimi, duke kujtuar ish-krerët e UÇK-së, të cilët aktualisht po vazhdojnë të gjykohen në Hagë.

“Një herë patriot – gjithmonë patriot”, theksoi Krasniqi.

“Drejtësia do të triumfojë – ashtu siç edhe dielli do të lind përsëri”, përfundoi ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.