Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Krasniqi kujton të zhdukurit nga lufta e Kosovës

Gazeta10
30 August 2022 - 12:40

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka përkujtuar të zhdukurit nga lufta, raporton Gazeta10.

Krasniqi ka thënë se të gjitha familjet që kanë ndonjë të zhdukur përjetojnë ankth dhe pasiguri.

Tutje, Krasniqi ka thënë se Serbia ka refuzuar ta përmbush obligimin e saj legal dhe human.

Ai ka thënë se Kosova qëndron pranë famlijeve kosovare që akoma presin një lajm për më të dashurit e tyre.

Këtu keni postimin e plotë:

“Në Kosovë, aktualisht figurojnë si të zhdukur 1641 persona nga lufta e fundit.

E prapa secilit prej tyre, janë familjet të cilat vuajnë nga ankthi dhe pasiguria e mosnjohjes së fatit dhe vendndodhjes së më të dashurve të tyre.

Çdo ditë, ato luftojnë me pasojat e shumta që krijon kjo situatë, përveç dhembjes së madhe që vetëm shtohet pa përgjigje.

Fatkeqësisht, Serbia, si shkaktare e zhdukjes së tyre, akoma nuk ka treguar për fatin e qytetarëve të Kosovës që janë zhdukur me dhunë, duke refuzuar ta përmbush këtë obligim legal, por para së gjithash human.

E drejta ndërkombëtare humanitare e kërkon këtë, Kosova e kërkon këtë, familjet e personave të zhdukur në vendin tonë e presin këtë.

Prandaj, sot, në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur – qëndrojmë pranë familjeve kosovare që akoma presin një lajm për më të dashurit e tyre”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.