
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se sot jemi dëshmitë të degradimit të procesit të dialogut.
Ai ka pyetur Kryeministrin a ka asociacion a ska, a ka Zajednicë apo ska?
“Ashtu siç tha ky mbrëmë ka asociacion sa herë që ai ka thënë që nuk ka asociacion”, tha Krasniqi.
“Kryeministri i ka pranu krejt ato që i ka premtu që nuk ka me i pranu, kapërcimin më të madh e ka ba Kurti kur ka kalu nga “Jo Negociata, Vetëvendosje, në Po Negociata, Vetëvendosje për serbët e Kosovës”, ka thënë tutje Krasniqi.
Krasniqi ka thënë tutje se Kurti ka tradhëtuar votuesit e militantët e tij të cilëve ju ka premtu që ska me pas asociacion e zajednicë./Gazeta10/