Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Krasniqi: Kurti nuk po ftohet në mbledhjet e liderëve botërorë, mbetet i padëshiruar

Gazeta10
06 October 2023 - 16:36

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se kryeministri Albin Kurti vazhdon të mbetet i padëshiruar dhe i izoluar nga komuniteti ndërkombëtar.

Duke komentuar se në samitin e liderëve evropianë në Granada të Spanjës, Kosova u përfaqësua nga presidentja Vjosa Osmani, kreu i opozitës ka thënë se kjo dëshmon izolimin që komuniteti ndërkombëtar ia ka bërë Kurtit.

“Në Granadë të Spanjës, ku u mbajt samiti i tretë i liderëve të Komunitetit Politik Evropian, shumica absolute e shteteve u përfaqësuan nga Kryeministrat e tyre, por jo edhe Republika e Kosovës. Kryeministri Kurti që del dhe zhurmon për marrëveshjet ndërkombëtare që s’po mundet t’i miratojë, vazhdon të mbetet i padëshiruar dhe i izoluar nga komuniteti ndërkombëtar”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Sipas tij, është hera e dytë brenda një muaji që Kurti nuk ftohet në mbledhjet e liderëve botërorë.

“Pas Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, është hera e dytë brenda një muaji që Kryeministri i Kosovës nuk ftohet dhe nuk pranohet në mbledhjet e liderëve botërorë. Dinjitet se jo mahi!”, ka shkruar tutje ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.