Kontaktoni

info@gazeta10.com

Zgjedhjet 2025

Krasniqi: LDK-ja e ka prioritet mbështetjen për bujqësinë dhe bizneset vendore

Gazeta10
31 January 2025 - 17:45

Kandidatja për deputete e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka vazhduar takimet elektorale në Komunë të Vushtrrisë.

Ajo ka bërë me dije se me LDK-në në Qeveri mbështetja për bujqësinë dhe bizneset e prodhimit vendor do të jetë prioritet.

“Vizitë tek Qendra Kopshtare “Palma” në Vushtrri, ku puna dhe pasioni rrisin jo vetëm bimë, por edhe mirëqenie. Gjelbërimi është jetë, është shëndet, dhe biznese si ky e bëjnë Kosovën më të bukur dhe më të qëndrueshme. Me LDK-në, mbështetja për bujqësinë dhe bizneset e prodhimit vendor do të jetë prioritet!”, ka shkruar Krasniqi në profilin e saj në “Facebook”./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.