Gazeta10

Krasniqi: Nuk qëndrojnë akuzat e Asociacionit të Komunave dhe të opozitës

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka hedhur poshtë kritikat e Asociacionit të Komunave të Kosovës dhe të opozitës të cilët thonë se Qeveria po i rrezikon investimet e tyre kapitale në mungesë buxheti, transmeton Gazeta10.

Sipas tij, nuk ka nevojë për rishikim të buxhetit, duke pasur parasysh se komunat ende e kanë qarkoren e parë buxhetore, nga e cila mund t’i kryejnë investimet.

“Komunat e kanë qarkoren e parë buxhetore ku i kanë të gjitha kufijtë dhe ku përcaktohen shumat të cilat i kanë në administrim. Qarkorja e dytë buxhetore faktikisht i përcakton vetëm lëvizjet brenda buxheteve të komunave. Me rëndësi është se jemi brenda afatave kohore dhe deri në fund të muajit shtator ka kohë kur komunat bëjnë propozimet për buxhetin e ri”, ka theksuar ministri Krasniqi në RTK.

Ai tutje ka thënë se nuk dëshiron të merret me kritikat e Asociacionit, por më shumë merret me punën që po e bën Qeveria për t’i mbështetur komunat, teksa ka thënë se vitin tjetër komunat do të kenë rritje të buxhetit.

“Nëse do të diskutojmë shumë për këtë temë po i japim një rëndësi që nuk e ka ky qëndrim i Asociacionit. Vitin e ardhshëm komunat do të kenë një rritje prej 15 përqind, pra do të kenë mbi 635 milionë euro më shumë për investime kapitale në komuna”, ka shtuar ai.

Sipas tij, rritja shkon në shkallë me parametrat e tjerë se si ndahet buxheti nga grantet qeveritare dhe mandej komunat planifikojnë se ku do t’i bëjnë ato investime.

Ministri Krasniqi ka thënë se bashkëpunimi me komunat është i mirë, por se gjithnjë ka hapësirë për më mirë.

“Kjo është një nga ato pyetjet specifike që lë të nënkuptojë se mund të ketë bashkëpunim më të mirë. Por, është obligimi ynë ligjor që të koordinohemi me komunat. Marrëdhëniet janë të shëndosha dhe interesi ynë është që t’i mbështesim komunat në demokratizim në frymën e shërbimeve më të mira dhe këtë po e bëjmë me programet në ministrinë tonë. Për herë të parë kemi dërguar në Kuvendin e Kosovës projektligjin për vetëqeverisje lokale, por siç dihet kemi aty një problem me votën e dyfishtë të komuniteteve, ku Lista Serbe s’ka vullnet për ta votuar”, ka thënë Krasniqi, i cili ka numëruar edhe disa nga punët që ka kryer kjo ministri deri tash.

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
336590720_790074042536912_216558726298789015_n
Xhaka shënon gol në Serbi ndaj Bjellorusisë (VIDEO)
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337527776_571608834975762_7782847739163049324_n
“Statuja e Skënderbeut do vendoset në Zvicër”, skulptori zbulon kush e porositi
337560741_254666503557563_1469925085196788437_n
Madhështore, Jakaj sypatrembur mposht serbin, Nikolic
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
USHTA1679844550
Pamje të rënda, si po digjen rusët brenda llogoreve në Ukrainë