Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Krasniqi për Kusari-Lilën: Ndër më të këqijat e mëdha të këtij vendi

Gazeta10
09 October 2024 - 18:34

Ish aktivisti i Lëvizjes Vetvendosje, Dardan Krasniqi ishtë ndër të parët qe reaguan pas audioincizimit që këtë të mërkurë u publikua mes shefes së deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lilës me kriminelin Millan Radoiçiq.

Krasniqi në Raport të Kanal10, deklaroi se ky rast rëndohet edhe më shumë kur dihet se VV ka kritikuar të gjithë aktërët politik për lidhje me listën serbe, raporton Gazeta10.

“Ne e ekemi pas bindjen se me krijimin e Listës serbe asgjë e mirë nuk do ti sjell Kosovës, e ketë e bën edhe më të keqe kur ne i kemi krituar e akuzuar të gjithë akterët politik. Duehj të ekzistonte të paktën një kod moral. Kjo do të jetë një njollë e keqe”, deklaroi Krasniqi mes tjerash.

Gjatë lidhjes direkte në emision, Krasniqi Shefen e grupit parlamentar të VV-së e quajti më të keqën e vendit.

“Herë do kur nëse sot nuk e shohim se shoqëria jonë nuk ka dit dhe nuk po din në asnjë momentum qoftë për të mirë, qoftë për të keq me reagu me kohë më vonë kjo do të jetë tepër një njollë e keqe, edhe për këtë mandat të L. VV edhe për ata që këtij turpi i vihen në mbrojtje, pro pa dyshim edhe për zonjën Kusari e cila është një ndër më të këqijat më të mëdhaja të këtij vendi, unë e kam kundërshtu dhe kam pagu kosto përse ajo duhet të jetë shefe e grupit parlamentar të VV-së”, shtoi ai.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.