
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka komentuar fjalimin vjetor të presidentes së vendit, Vjosa Osmanit e cila ndër të tjera ka thënë se shpeshherë është luajtur ‘bixhoz’ me aleatët, e që në opinion publik është marrë si “kunj” e drejtpërdrejt për qeverinë Kurti.
Krasniqi ka thënë se është vonë që Osmani të bëhet tashmë presidente e re në fund të mandatit.
“Është vonë me u bo presidente e re në fund të mandatit. Është një fjalë anglisht që i thonë ‘to little to late’, që i thonë shumë pak, shumë vonë”, ka thënë Krasniqi.
Sipas Krasniqit, Osmani gjatë mandatit të saj ka ndërmarrë veprime, por që e ka pasur pozicionin që të njëjtat t’i marrë në vazhdimësi.
“Unë besimin e kam pasë që zonja Osmani ka me lujt një rol më të fuqishëm edhe në ruajtjen e raporteve, por edhe në ruajtjen që në kushtetë e kemi të definuar si uniteti qytetar. Ka pasur momenti kur ka marrë veprime, por pozicionin e ka pasur shumë të favorshëm për me lujt rol në vazhdimësi”, ka thënë Krasniqi në “Politiko” me Kushtrim Sadikun. /Gazeta10/