Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Krasniqi për Reçakun: Krim mizor që vulosi qëllimin politik të Serbisë

Gazeta10
15 January 2024 - 11:48

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka bërë homazhe tek Kompleksi Përkujtimor në Reçak në nder të 25 vjetorit të kësaj masakre.

Krasniqi vlerësoj lartë kontributin e Walker për Reçakun derisa kujtoj 45 viktimat e kësaj masakre.

“Një krim mizor dhe me paramendim kundër njerëzimit – i cili vulosi qëllimin politik të Serbisë dhe agjendën e saj për të kryer gjenocid dhe spastrim etnik në Kosovë.

Gjithmonë, e posaçërisht sot, vlerësojmë lartë kontributin e Ambasadorit William Walker, i cili, çerek shekulli më parë, nga vendi i ngjarjes në Reçak, krimin e quajti me emrin e të tij të vërtetë”, ka shkruar Krasniqi. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.