Duhet Lexuar

Krasniqi: Popujt që luftojnë për të drejtën e tyre dalin triumfues

Gazeta10
24 Shkurt 2023 - 13:11

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, (PDK), Memli Krasniqi në një vjetorin e fillimit të luftës në Ukrainë ka shprehur solidarizimin dhe mbështetjen e plotë për popullin ukrainas dhe për presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, raporton Gazeta10.

Krasniqi ka deklaruar se shteti kosovar është me Ukrainën dhe se stabiliteti dhe shpirti luftarak i ukrainasve, sipas tij, ka fituar zemrat e gjithë botës demokratike.

“Në një vjetorin e luftës në Ukrainë, respektivisht agresionit të paprovokuar të Rusisë ndaj këtij vendi, shprehim solidarizimin dhe mbështetjen e plotë për popullin ukrainas dhe presidentin Zelensky. Qëndrueshmëria dhe shpirti luftarak i ukrainasve ka fituar zemrat e të gjithë botës demokratike dhe popujve liridashës”, ka shkruar ai në një postim në rrjetin social Facebook.

 Gjithashtu, i pari i PDK-së, ka thënë se historia ka treguar vazhdimisht se popujt që luftojnë për të drejtat e tyre dalin gjithmonë triumfues.

“Uroj që ky agresion i cili ka marrë jetën e mbi 8 mijë civilëve ukraianas deri më sot, prej tyre 487 fëmijëve, të përfundojë sa më parë. Kosova është me ju”, është shprehur ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.