Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Krasniqi pret në takim ambasadorin francez, flasin për zhvillimet e fundit në vend

Gazeta10
20 June 2024 - 18:27

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka pritur sot në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook tha se bashkë diskutuan për zhvillimet e fundit në vend, me theks të veçantë ato politike dhe të sigurisë.

“Në selinë e PDK-së, sot prita ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot. Bashkë diskutuam për zhvillimet e fundit në vend, me theks të veçantë ato politike dhe të sigurisë”.“Ambasadorin Guerot e falënderova për vizitën dhe diskutimin e frytshëm që kishim bashkë. PDK, si gjithmonë, do të vazhdojë kontributin e saj të pandalshëm në interes të shtetit dhe qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar tutje Krasniqi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.