
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka njoftuar se sonte do të jetë i ftuar në emisionin Prime Time me Xhemajl Rexhën në Kanal10, raporton Gazeta10.
Ai do të flas për zhvillimet e fundit në vend si dhe për anëtarësimin e Partisë Demokratike të Kosovës në Aleancën e Liberalëve dhe Demokratëve të Europës (ALDE).
Këtu keni njoftimin e plotë:
“Për zhvillimet e fundit politike në vend dhe për anëtarësimin e PDK-së në Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve të Evropës (ALDE), sonte do të flas në emisionin “Prime Time”, me gazetarin Xhemajl Rexha.
Ju ftoj të më ndiqni!”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10