Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Krasniqi takohet me Lajçakun, i kërkon që të kenë kujdes rreth Statutit të Asociacionit

Gazeta10
15 November 2023 - 20:36

Lideri i PDK-së, Memli Krasniqi gjatë qëndrimit të tij në Bruksel është takuar me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Njëra prej temave të diskutuara ka qenë edhe draft-statuti i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

“Edhe një herë, Emisarit Lajçak i ripërsërita qëndrimin tim dhe të PDK-së se statuti i Asociacionit duhet të jetë në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës, të mos krijojë një nivel të ri të pushtetit dhe të mos ketë kompetenca ekzekutive”, ka shkruar Krasniqi.

Krasniqi, po ashtu ka shkruar se i ka thënë Lajçakut që të ndikojë që Bashkimi Evropian të heqë sa më parë sanksionet e padrejta ndaj Republikës së Kosovës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.