Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

​Krasniqi: Targat nuk janë më të rëndësishme sesa marrëveshja finale

Gazeta10
17 November 2022 - 21:17

Në një intervistë për Zërin e Amerikës kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi thotë se vendi i tij ndodhet përballë një situate të pashembullt në pjesën e veriore, pas largimit të komunitetit serb nga të gjitha institucionet shtetërore të Kosovës.

Krasniqi, i cili ndodhet këto ditë në Uashington për takime me zyrtarë amerikanë, thotë se të gjithë ata që përcjellin zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe në Kosovë, presin përqëndrimin në arritjen e një marrëveshjeje finale me Serbinë.

Çështja e pazgjidhur targave është shndërruar në epiqendër të tensioneve. Qeveria e Kosovës po zbaton shkallë-shkallë këtë vendim, megjithë thirrjet e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara për ta shtyrë atë me dhjetë muaj.

Krasniqi thotë se është pak vështirë t’ua shpjegosh partnerëve në Uashington se sot rrezikohet një eskalim i situatës mbi çështjen e targave dhe se kjo e fundit po bëhet më e rëndësishme sesa marrëveshja finale.

Krasniqi thekson nevojën për koordinim me Shtetet e Bashkuara duke shtuar se gjatë gjithë viteve, jo vetëm të ekzistencës së shtetit të Kosovës, por sidomos në kohërat më të vështira të historisë së vendit, deri tek pavarësia e shtetndërtimi, të gjitha kanë qenë procese që kanë ndodhur vetëm falë koordinimit dhe përafrim të qëndrimeve me Uashingtonin. /voa/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.