
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në ‘Politiko’ me Kushtrim Sadikun ka folur edhe për karrierën e tij politike dhe rrugëtimin në PDK.
“Unë nuk kam pik prej qiellit. Unë e kam një jetë në PDK. Njerëzit e Partisë Demokratike të Kosovës prej themeluesve dhe ish-udhëheqësve të luftës deri te strukturat e rinisë demokratike e të gjitha proveniencat në mes ma kanë dhanë besimin me udhëheq”, ka thënë Krasniqi.
Ai ka thënë se në PDK qysh në fillimet e tij ka gjetur përkrahjen e pakontestueshme, për çka ka pasur pozicione të rëndësishme qoftë në legjislativ apo ekzekutiv.
“Unë nuk jam komandant i luftës por në PDK jam udhëheqës dhe lider që kam pasur mbështetjen e pakontestueshme. Për mu kjo është privilegji më i madh në jetën time politike, për çka kam pasur pozicione të rëndësishme qoftë në ekzekutiv apo legjislativ”, ka thënë ai. /Gazeta10/