Kontaktoni

info@gazeta10.com

Uncategorized

Krasniqi uron Clinton-in në 76-vjetorin e tij

Gazeta10
19 August 2022 - 14:48

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka uruar ish-presidentin e ShBA-së, Bill Clinton në 76-vjetorin e tij, raporton Gazeta10.

Krasniqi ka thënë se ai për Kosovën do të mbetet gjithmonë një lider me bindje të drejtë, zemer të madhe e miku i përjetshëm i vendit.

Tutje, Krasniqi ka thënë se as si popullu as si shtet s’do ta harrojmë kontributin e Clintoni-it për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

I pari i PDK-së, Krasniqi, e ka uruar Clintoni për shëndet e jetë të gjatë.

Këtu keni statusin e tij:

“Në 76-vjetorin e lindjes, i dërgoj urimet më të përzemërta Presidentit të 42-të të SHBA-ve, Bill Clinton.

Për Kosovën, Presidenti Clinton do të mbetet gjithmonë lideri me bindje të drejtë, zemër të madhe e miku ynë i përjetshëm.

Si popull dhe si shtet, nuk do të harrojmë asnjëherë kontributin dhe vendosmërinë e presidentit Clinton për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Urime, shëndet dhe jetë të gjatë, President! Jemi me fat që të kemi”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.