
Protestës së sotme i janë bashkangjitur Bekim Haxhiu dhe Fatmir Limaj, raporton Gazeta10.
Ish ushtari i UÇK-së Fatmir Limaj dhe Bekim Haxhiu u takuan në protestë dhe e përshëndetën njëri – tjetrin.
Njëri nga gazetarët e pyeti Haxhiun se “Si ndihesh kur takohesh me një ish ushtar? Haxhiu përgjigjet se ka emocione si gjithmonë.
“Gjithmonë ka emocione gjithëmonë ka rrespekt, për sakrificën për mundin, që e kanë gjatë luftës çlirimtare të Kosovës, kjo Qeveri Kuislinge duhet të bie pasi që nuk ka as legjitimitet as moral për të qëndruar në pushtet” tha Haxhiu gjatë protestës.
Gjithashtu edhe Fatmir Limaj i foli disa fjalë pas protestës.
“Vetëranët kanë sakrifikuar shumë për këtë vend, veteranët me këtë protestë janë duke i paralajmëruar qytetarët që pushteti po don me shkatërru shtetin edhe ata me bashkëpunime të errëta”, tha Limaj.
Sipas tij, qytetarët janë jo vetëm të pakënaqur, por edhe të fyer nga Qeveria, të cilët i quan ‘njerëz aventuristë’.
“Këta kanë ardhë në pushtet duke thanë këta e kanë shkatërru shtetin për 20 vjet. Në fakt është e kundërta, krejt çka kemi ndërtu na për 20 vjet, ky mashkull po don me prish për dy vjet, po don me shkatërru ata që eshte arrit për 20 vite”, tha Limaj para medieve./Gazeta10