Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kremlini flet për një takim të mundshëm mes Dodikut dhe Putinit

Gazeta10
01 April 2025 - 13:32

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, komentoi sot një takim të mundshëm midis liderit rus Vladimir Putin dhe presidentit të entitetit të RS Milorad Dodik, duke thënë se Kremlini do të informojë publikun nëse takimi do të ndodhë, raportojnë mediat ruse.

“Nëse takimi zhvillohet, publiku do të informohet për temat e diskutimeve të dy liderëve”, u përgjigj Peskov kur u pyet nga gazetarët nëse do të kishte një takim mes Putinit dhe Dodik.

Mbrëmë Dodik ka njoftuar përmes rrjetit X se ka mbërritur në Moskë.

Ai tha se sa herë që qëndron në Moskë, e nis me një vizitë në monumentin e Heroit të Panjohur për të nderuar 28 milionë rusët e vrarë në Luftën e Dytë Botërore.

“Do të jem sërish këtu më 9 maj me ftesë të Presidentit të Federatës Ruse, Vladimir Putin, për të shënuar 80-vjetorin e fitores mbi fashizmin”, tha ai. /Vijesti

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.