
Kremlini tha të martën në një konferencë se nuk kishte nevojë të nxirrte një dekret ligjor për t’i dhënë fund mobilizimit të parë ushtarak të Rusisë që nga Lufta e Dytë Botërore, një ditë pasi Presidenti Vladimir Putin tha se do të konsultohej me avokatët për këtë çështje, shkruan Reuters, transmeton Gazeta10.
Putin tha javën e kaluar se Rusia kishte thirrur 300,000 rezervistë dhe kishte përfunduar “mobilizimin e pjesshëm” për konfliktin në Ukrainë.
Por fakti që Kremlini nuk e ka anuluar dekretin fillestar presidencial ose nuk ka nxjerrë një dekret të ri duke e anuluar atë, ka ngritur shqetësime se mund të jetë duke e mbajtur derën hapur për thirrje të mëtejshme. / Gazeta10