
Kremlini tha të mërkurën se asetet në katër rajonet e Ukrainës që Rusia tha se i kishte aneksuar muajin e kaluar mund të transferohen në të ardhmen te kompanitë ruse, shkruan Reuters, transmeton Gazeta10.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se ishte e qartë se “asetet e braktisura” nuk mund të liheshin joaktive dhe qeveria do të merrej me këtë çështje.
Ukraina, aleatët e saj perëndimorë dhe një shumicë dërrmuese e vendeve në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së kanë dënuar aneksimin e deklaruar nga Rusia të katër rajoneve si të paligjshëm. / Gazeta10