Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Krenar Shala: Vetëvendosje po reflekton, më pak sulme dhe më shumë fokus në program

Gazeta10
25 December 2025 - 20:48

Komentatori politik,  Krenar Shala ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje duket se ka reflektuar ndaj kritikave të vazhdueshme për gjuhën e përdorur në fushatat e mëhershme zgjedhore.

I ftuar në emisionin “Politiko”, Shala ka theksuar se një nga kritikat kryesore ndaj Vetëvendosjes, jo vetëm nga ai por edhe nga zëra të tjerë publikë, ka qenë fokusi i tepruar në sulmin ndaj kundërshtarëve politikë, në vend se në prezantimin e të arriturave dhe planeve për të ardhmen.

Sipas tij, kjo qasje ka ndikuar që partia të mos arrijë të kapitalizojë votën aq sa kanë qenë pritjet në disa cikle zgjedhore.

“Njëra ndër arsyet pse nuk ka arritur të kapitalizojë votën më shumë siç kanë qenë pritjet, është sepse është fokusuar më shumë se që duhet në sulmin ndaj kundërshtarit dhe më pak në prezantimin e të arriturave dhe synimeve për të ardhmen”, ka deklaruar Shala.

Ai shtoi se në fushatën aktuale zgjedhore po vërehet një ndryshim i qasjes, duke theksuar se këto kritika duket se janë marrë parasysh nga Vetëvendosje.

“Këta zëra më duken se Vetëvendosja i ka marrë parasysh dhe kjo po reflektohet në këtë fushatë zgjedhore”, u shpreh Shala, duke e lidhur këtë ndryshim me reduktimin e gjuhës së urrejtjes krahasuar me fushatat e kaluara./Gazeta10

Deklarata e plotë:

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.