Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

​Kriptovalutat, kërkohet paraburgim për personin që mashtroi qytetarët në shumën 500.000 euro

Gazeta10
01 November 2022 - 17:14

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente, ndaj të pandehurit L.G., për shkak të veprës penale mashtrimi, i cili gjendet në ndalim nga data 31 tetor 2022, me urdhër të Prokurorit të Shtetit.

Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri nga muaji gusht 2020 e në vazhdimësi, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore dhe përmes premtimit të rremë se paratë e investuara në kriptovaluta do t’iu kthehen të dëmtuarve së bashku me fitimin e tyre, ka marrë para nga të dëmtuarit në shumë të përgjithshme rreth gjysmë milion euro.

Prokurori i Shtetit ka aplikuar masat e fshehta teknike të hetimit dhe vëzhgimit, me ç’ rast më 12 tetor 2022, ka ndaluar dy persona të dyshuar të përfshirë në rastin e njëjtë dhe ka kërkuar masën e paraburgimit ndaj tyre, nën të cilën masë ndodhen aktualisht.

Prokurori i çështjes në koordinim me policinë janë duke vazhduar me ndërmarrjen e veprimeve hetimore për ta ndriçuar në tërësi rastin. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
12 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.