Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kritikohet drejtësia ndërkombëtare, kërkohet angazhim për zbardhjen e fatit të të pagjeturve

Gazeta10
25 March 2023 - 22:46

Raporti: Saranda Aliu

Janë përkujtuar masakra e fshatit Brestoc, Fortesë dhe Celinë të Komunës së Rahovecit, ku mbetën të vrarë qindra shqiptarë dhe ranë dhjetëra dëshmorë. Kryetari i Rahovecit, Smajl Lartifi ka kërkuar angazhim institucional për zbardhjen e fatit të të pagjeturve, derisa ka kritikuar drejtësinë ndërkombëtarë që sipas tij po e hedh fajin mbi viktimat.

Në Brestoc të Rahovecit u përkujtua 24 vjetori i rënies së 5 dëshmorëve dhe 49 martirëve në luftën e fundit në Kosovë.

Familjarë, bashkëluftëtarë e përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së bënë homazhe te varrezat e këtij fshati.

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi tha se ende presin të mësojnë për fatin e 9 të pagjeturve nga kjo masakër, derisa për këtë kërkoi angazhim institucional.

Në po të njëjtën ditë, u përkujtuan edhe 68 martirët e Fortesës të Rahovecit.

Kryetari Latifi tha se ky fshat i ka dhënë shumë Kosovës, derisa kërkoi dënimin e urdhërdhënësve dhe të atyre që zbatuan planin për shfarosjen e shqiptarëve.

E në Celinë u përkujtua masakra e 75 shqiptarëve nga forcat serbe.

I pari i Rahovecit pati kritika për drejtësinë ndërkombëtare duke thënë se e ka vënë fokusin mbi viktimën.

Më 25 mars të vitit 1999, një ditë pas fillimit të bombardimeve të NATO-së, forcat serbe dhe malazeze vranë e masakruan qindra shqiptarë civilë në tri fshatra të Rahovecit./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
16 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.