Dy lojtarët e Real Madrid, mesfushori gjerman, Toni Kroos dhe mbrojtësi spanjoll, Nacho ende nuk kanë vendosur për të ardhmen e tyre, me kontratat që u përfundojnë në fund të këtij sezoni.
Kroos dhe Nacho, të dy 33-vjeçar luajtën në fitoren 5-2 të Real Madrid ndaj Liverpool të martën, duke hyrë nga banka rezervë.
“Po, jam duke menduar se çka do të bëjë sezonin e ardhshëm, jam në kontakt të vazhdueshëm me klubin.”, kishte thënë gjermani në një intervistë pas ndeshjes.
Toni Kroos iu bashkua Real Madridit në verën e vitit 2014, duke fituar 3 herë La Ligan e 5 herë Ligën e Kampionëve me fanelën e “Madrilenëve”.
Në anën tjetër, Nacho kishte thënë: “Real Madridi me ka thënë se dëshiron të më rinovojnë kontratën, mirëpo unë ende nuk kam vendosur se ku do të luaj edicionin e ardhshëm.”.
Nacho është produkt i akademisë së Real Madrid, i cili debutoi për herë të parë me “Los Blancos” në vitin 2012 nën drejtimin e Jose Mourinho.