Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Kroos largohet nga Reali, synon kalimin në Serie A

Gazeta10
11 December 2023 - 15:28

Mesfushori Toni Kroos përfundimisht do të largohet nga Real Madridi në verën tjetër.

“Calciomercato” ka raportuar të hënën se Kroos nuk do ta rinovojë kontratën me Realin që i skadon në fund të edicionit dhe tashmë po synon transferimin në Serie A të Italisë.

Mësohet se gjasat janë të mëdha që gjermani t’i bashkohet Juventusit, ekip me të cilin ka pasur biseda kohët e fundit. Kroos është i interesuar ta vazhdojë karrierën në Itali, ndërsa thuhet se Juventusi i ka ofruar atij kontratë njëvjeçare me opsionin e rinovimit edhe për një vit tjetër.

33-vjeçari do t’i bashkohej Juventusit si lojtar i lirë dhe do të ishte një përforcim i rëndësishëm për mesfushën edicionin e ri. Kroos është pjesë e Realit prej vitit 2014 dhe me klubin spanjoll ka fituar gjithçka që mund të fitohet në nivel klubesh.

Këtë edicion ka 1 gol e 5 asistime në të gjitha garat, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Bayern Munichu e Bayer Leverkuseni.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.