Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kryeministri Kurti takon presidenten e BERZh-it në Mynih

Gazeta10
18 February 2023 - 11:29

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti është takuar me presidenten e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh), Odile Basso në Mynih.

Kurti dhe Basso diskutuan për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet Qeverisë dhe BERZh-it, për projektet që janë në zbatim e sipër me mbështetje të saj, si dhe për mundësitë e reja të bashkëpunimit, thuhet në deklaratën e Kryeministrisë.

Kryeministri në takim tha se BERZh-in, Qeveria e Kosovës e sheh “një partner të rëndësishëm në realizimin e qëllimeve të saj në zhvillim të qëndrueshëm, veçanërisht në fushën e transportit, digjitalizimit, energjisë dhe sektorit privat”./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.