Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kryeministri serb nuk përmend pyje fare, i kapet Kurtit se denoncoi kërcënimin kufitar nga ushtria serbe

Gazeta10
13 October 2024 - 23:16

Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, ka dhënë një deklaratë ndryshe nga ajo e lëshuar nga Ministria serbe e Mbrojtjes, ku deklaruan se ushtria serbe qëndroi përgjatë vijës kufitare me Kosovën, për shkak të hajdutëve të drunjve.

Ai nuk përmendi fare pyjet, por ka deklaruar se ushtria e Serbisë është në komunikim të përditshëm me komandën e KFOR-it dhe kanë të gjitha linjat e organizuara të komunikimit dhe patrullimet e përbashkëta.

”Dhe Albin Kurti po kritikon vazhdimisht për veprimtaritë e Ushtrisë Serbe, duke u përpjekur natyrisht të rrisë tensionet dhe mbi të gjitha të fshehë dhe të vërë mënjanë atë që po bën, dhe që çon ose mund të çojë në një përshkallëzim në terren, duke rrezikuar të drejtat dhe liritë e serbëve në Kosovë, veçanërisht në veri”.

Këto komente, ai i dha në ceremoninë ushtarake në Nish, me rastin e 80 vjetorit të themelimit të një brigade serbe.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.