
Jusuf Azemi – Kryetar i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, ka thënë se kërkon nga Qeveria e Kosovës që të hekë kushtëzimin që kompanitë private t’i japin nga 50 euro për punëtorët.
Azemi ka thënë se nëse ky kushtëzim nuk do të hiqet, atëherë as pakoja e ndarë nga Qeveria nuk do të shfrytëzohet, raporton Gazeta10.
“Qeverisë Kosovës i them nëse nuk e hiqni këtë kushtëzim, ju qëllimisht e keni bërë që të na kushtëzoni, nëse nuk e hiqni kushtëzimin, këto mjete nuk do të alokohen. Ai ka kërkuar edhe kompanitë që t’i jap nga 50 euro, andaj me të drejtë them se kërkesa jonë është shumë reale, mos të na qetë në pozitën e lypësit, me këtë ai ka thënë që të shkojmë t’i lusim kompanitë 50 euro janë shumë pak, por më mirë 50 se sa fare”, ka thënë ai në Prime Time./Gazeta10