Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kryetari i Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi u përgjigjet ankesave të qytetarëve

Gazeta10
27 February 2025 - 10:36

Kryetari i komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi në një lidhje të drejtëpërdrejtë më emisionin e mëngjesit i’u është përgjigjur ankesave të qytetarëve.

Ilazi ka treguar se kanë problem të madh me buxhetin dhe nëse kjo situatë vazhdon qytetarët nuk mund të përfitojnë projekte të reja, raporton Gazeta10.

“Në fillim të këtij viti kontrata kolektive na i ka marrë 700 mijë euro te përmbaruesi në fillim të këtij viti, dhe mund të shkojnë deri në 2 milionë euro borxh, duhet patjetër me i hek investimet kapitale, nga kjo gjendje e jonja, qytetarët nuk do të mund të përfitojnë asnjë projekt të ri nga komuna, bile as ato që janë premtuar nuk mund të realizohen do të jetë një pikëpyetje e madhe nëse nuk kemi ndonjë ndihmë nga niveli qendor”, tha ai për Kanal10.

Gazetari Arben Ahmeti i ka adresuar edhe një ankesë që e kanë bërë qytetarët në emison ku janë ankuar për një ura mbi lumin e Lepencit që sipas tyre është me rrezik kalimi mbi të.

Kryetari ka thënë që do ta dërgojë edhe një ekip atje për ta analizuar situatën.

Për më shumë detaje ndiqni videon në vazhdim./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.