Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kryetari i Obiliqit: Po thonë ka ngacmues seksualë brenda asamblesë komunale

Gazeta10
28 March 2023 - 16:05

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka thënë se brenda sallës së Kuvendit Komunal ka ngacmues seksual.

Ai në seancë tha se këtu ka njerëz që kanë pasur vepra për ngacmim seksual.

‘’Në kuvend po mungoni, ajo fjala më i qit drejtorët përpara, ju kam thënë edhe unë më dalë por po tutën që po i ngacmoni najkush seksualisht, se po thojnë që ka njerëz të cilët kanë pas vepra për ngacmime seksuale veq qatë tutë e kanë.’’- ka deklaruar Gashi

Pas këtyre deklarimeve, qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Obiliq, ka kërkuar nga organet kompetente që të merren më këto deklarata të Gashit.

‘’Deklarata skandaloze e kryetarit të komunës lidhur me arsyetimin se pse drejtoret nuk duhet të ulën përball këshilltarëve komunal. Ai hedh akuza direkte se në mesin e këshilltarëve komunal ka të tillë që kan dhe kan pasur vepra për ngacmime seksuale, por nuk deklarohet se kush është ai ose ajo. I kujtojmë kryetarit se fshehja e krimit e inkrimonon po aq sa vet kryesin/en e tij/saj.Ftojmë organet kompetente që të merren me këtë deklaratë dhe të zbardhet e vërteta e këtij deklarimi skandaloz.’’ thuhet në reagimin e kësaj qendre. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
19 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.