Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kryetari i Obiliqt, Xhafer Gashi tubim madhështor me mërgimtarët

Gazeta10
03 Gusht 2024 - 19:33

Kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi ka sjellur pamje nga koncerti i mbrëmshëm “I këndojmë Diasporës”, koncert ky ku bashkoi shumë artistë të njohur.

Ai gjatë koncertit shprehi urimet e tij për bashkëatdhetarët dhe e çmoi kontributin e tyre për Kosovën, raporton Gazeta10.

Më poshtë ndiqni postimin e tij të plotë:

Ju sjellim pamje nga nata e mbrëmshme, ku nën përkujdesjen e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, u mbajt Koncerti festiv “I këndojmë Diasporës”, për argëtimin tuaj mbrëmja u përcoll nën tingujt e artistëve Hajrije Preniqi, Donjeta Morina e Nora Istrefi, duke sjellur shumë festë e atmosferë brilante me zërin dhe këngët e tyre.

Në fjalën time, urova qëndrim të këndshëm në vendlindje për të gjithë bashkatdhetarët tanë, duke theksuar se kontributi i tyre është i çmuar dhe shumë i vlerfshëm për Kosovën, për qytetin e Obiliqit!

Realizimi i këtij koncerti u mbështet nga bizneset qe operojnë në Komunën e Obiliqit, prandaj falënderoj për përkrahjen e tyre! Faleminderit juve bashkëqytetar e bashkatdhetar të nderuar!
Xhafer Gashi

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.