
Kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka konfirmuar në “Politiko” se do të kandidojë sërish për të parinë e kësaj komune në zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor.
Ai ka thënë se të hënë do të mblidhet kryesia e LDK-së në Pejë dhe do të bëhen të ditur edhe kandidatët për asamble.
“Po unë besojë që të dielën ose të hënë mblidhet kryesia e LDK-së në Pejë dhe i propozon kandidatin për kryetar dhe për asamble komunale. Po për atë kam dhënë dorëheqje nga pozita deputetit”, ka thënë Muhaxheri. /Gazeta10