Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kryeziu rrëfen detaje për demonstratat e 1981: Kërceva nga kati i tretë për ta shpëtuar librin e Demaçit

Gazeta10
27 March 2023 - 21:04

Një prej organizatorëve të protestave të vitit 1981, Kadri Kryeziu ka folur në Politiko rreth demonstratave që nisën në Kosovë të organizuar nga studentët kosovar.

Kryeziu aso kohe student i vitit të katërt i fakultetit Juridik tha se për organizimin e protestës të vitit 1981 ishin të indokritnuar nga grupi i shokëve të veprimtarit të Jusuf Gërvalla, shkruan Gazeta10.

Ai tha ideator i protestës ishte Gërvalla dhe veprimtari tjetër, Adem Demaçi.

Studentët sipas Kryeziu ishin të indoktrinuar politikisht dhe ideologjikisht, dhe si të tillë kishin shëprndarë literaturë ilegale të cilën e morën nga Jusuf Gërvalla.

“Neve na kontrollonin gati për çdo jave në konvikte. Një natë kanë ardh me na gjetë libra, literaturë të vjetër. Unë e kisha librin e Adem Demaçit “Gjarprinjtë e Gjakut”, edhe kam kërcyer prej katit të tretë bashkë me libër, vec mos me marrë atë.”, tregoi Kryeziu.

Ai tutje tregon se si bashkë me studentët tjerë kishin bërë kërkesë te dekani i fakultetit për të mos shkuar në Moskë për t’i ndjekur mësimet e praktikës si absolvent, por në Tiranë.

Ndërsa për kërkesat e studentëve, Kryeziu thotë se kishin evoluar me kohë.

“Kemi qenë puro studentë të UP-së, pa u ndikuar nga ndonjë grup tjetër. I kemi pasur vetëm kërkesat tona sociale.”, theksoi tutje ai.

Për më shumë ndiqeni videon më poshtë nga rrëfimi i Kryeziut. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.