Lajme

Kryhen analizat e para të ujit të patrajrtuar që kalon nëpër kanalin Ibër-Lepenc, MSH: S’është i pastër për pije

Gazeta10
30 Nëntor 2024 - 16:29

Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës përmes një njoftimi për media kanë bërë të ditur se janë testuar mostrat e ujit të patrajtuar pas shpërthimit të ndodhur në kanalin e  Ibër-Lepencit.

Sipas analizave të para, MSH ka njoftuar se uji që kalon nëpër kanal nuk është për momentin i pijshëm, ndërkohë që IKSHP në Mitrovicë do të bëjë edhe analizat për parametra të tjerë.

“Sipas analizave të para, të kryera në ujin e patrajtuar, uji që kalon nëpër kanalin e Ibër-Lepencit nuk është për momentin i pastër për pije, ndërkohë që përveç analizave mikrobiologjike dhe atyre bakteriologjike, IKSHPK/QRSHP Mitrovicë, do të analizojë edhe paramatra të tjerë që kanë të bëjnë me praninë e metaleve në ujë”, thekson komunikata./Gazeta10

“Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK sigurojnë qytetarët që janë duke u ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme që uji që përdoret në zonat e prekura nga pasojat e shpërthimit t’i përmbushë standardet e lejuara”, thuhet tutje.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.