Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Kthimi në të 90’at nuk është alterantivë”, Blinken flet për dialogun Kosovë-Serbi

Gazeta10
15 February 2024 - 18:58

Me një gjuhë tejet të të përgjithësuar dhe formale, Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, gjatë konferencës për shtyp në Tiranë nuk u lëshua në komentime – e as përgjigje në pyetjet – rreth çështjeve të fundit në Kosovë, për çka është shprehur frustrimi më i madh amerikan ndonjëherë ndaj një qeverie kosovare.

Derisa dy orë më parë, ambasadori amerikan në Prishtinë artikuloi plasaritjen e thellë të marrëdhënieve dhe partneritetit të ShBA-së me Qeverinë e Kosovës të udhëhequr nga Albin Kurti, Blinken zgjodhi të mos ia kushtojë as një koment të vetëm.

Përveç që, tha ai, “Dialogu i Fascilituar nga Bashkimi Evropian është shtegu i duhur dhe i vetëm i duhur” për zgjidhjen e çështjeve drejt qëllimit final, integrimit përfundimtar të mbarë rajonit në Ballkanin Perëndimor.

“Ky është shtegu që kaq qartazi i sjellë të gjithë në të ardhmen më të mirë”, tha Serketari i Shtetit duke mënjanuar komentimin specifikisht të temave me të cilat të çarat e mëdha mes Kosovës dhe ShBA-së është thelluar.

Një gjë të cilës iu kthye ai, është historia. Tha se s’mund të kthem kthim prapa atje dhe se “veç ajo nuk është alternativë” dhe se ShBA angazhohet në mbështetjen e dialogut të BE-së.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në konferencën e përbashkët me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, ka folur edhe për Kosovën.

Ai ka apeluar që Prishtina të mos bëj hapa të pakonuslutar e të pakoordinuar me aletatët.

“Apeli im, apeli ynë, për autoritetet e Prishtinës është që të mos bëjnë asnjë hap të pakonsultuar dhe të pakoordinuar me aleatët strategjikë sepse në radhë të parë është në interesin e tyre dhe në interesin e aleancës tonë”, ka thënë Rama.

“Nga veprimet e pakoordinuara mbase mund të fitohen ca vota sot për sot, duke e kthyer politikën e jashtme në një instrument të politikës së brendshme. Por kështu nuk fitohet e ardhmja”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.