Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kuçi: Kurti po e trajton si betejë të vetën me kundërshtarë, grevën në arsim

Gazeta10
14 Shtator 2022 - 21:01

Natyra Kuçi nga PSD-ja ka thënë se qasja e kryeministrtit, Kurti ndaj sindikalistëve ishte gabim dhe jashtëzakonisht shqetësuese.

Kuçi në Politiko tha se Kurti kërkesat e sindikalistëve poi  trajton si një betejë të vetën me kundërshtarë politik, shkruan Gazeta10.

“Kemi parë deklarata që pagat vetëm sa me mbijetu, nuk e garantojnë dinjitetin. Konferenca dje ishte se këtë temë Kurti po e trajton më shumë si betëj të vetën me kundërshtarë sesa si një raport Qeveri-mësimdhënës. Qasja dje ishte shumë gabim, shumë shqetësuese ishte deklarata që tha se kemi pastrues me 150 euro, ndaj s’duhet me pasë kërkesë për 100 euro shtesë. Kjo është përgjegjësi e Qeverisë që të rritën pagat”, tha Kuçi në Politiko. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.