Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

​Kuka udhëheq stërvitjet në kampin stërvitor ndërkombëtar në Pejë

Gazeta10
08 May 2024 - 17:15

Në kuadër të komponentës “Diplomacia publike” të programit shtetëror “Kosova, shtet i xhudos”, përgjatë dy javëve është mbajtur kampi stërvitor ndërkombëtar në Qendrën Nacionale të Xhudos në Pejë.

Pjesë e këtij Kampi ishin ekipet e xhudos nga Anglia, Bullgaria, Polonia, Afrika e Jugut, Suedia dhe Bosnje e Hercegovina.

Garuesit pjesëmarrës u përgatitën për Lojërat Olimpike Paris 2024. Kampi u udhëhoq nga trajneri e selektori ynë Driton Kuka.

Xhudo jo vetëm që po i sjellë Kosovës suksese sportive tash e disa vite, por edhe po kontribuon në turizëm e diplomaci publike ku vetëm në më pak së 1 muaj kanë ardhë për vizitë mbi 20 shtete të cilat janë stërvitur në Qendrën Nacionale të Xhudos në Pejë.  

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.