Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Kun Aguero po hetohet për nxitje të dhunës pas komenteve të tij për referim të derbit “Allevaneda”

Gazeta10
05 May 2023 - 13:42

Sergio Aguero po raportohet se është duke u ballafaquar me një hetim për ‘nxitje të dhunës’ pas komenteve të tij drejt referit që gjykoi në derbin ‘Avellaneda’.

Në përballjen derbi ndërmjet Independientes dhe Racingut me 16 prill, referi i dhuroi një penalti këtyre të fundit në pjesën e parë që i ndihmoi ata për të shënuar nëpërmjet Matias Rojas. Aguero, i cili filloi karrierën e tij tek Independiente, mbeti i nervozuar me vendimin e tij dhe ofendoi gjyqtarin gjatë një transmetimi livë në kanalin e tij në ‘Tëitch’.

“Si mundet ai, referi, si dreqin është emri i tij… Yael Falcon Perez. Më dëgjo mua, Yael Falcon, ky emër është një katastrofë. Ti mund të thuash [penaltia], fillon jashtë dhe mbaron brenda. Por ai thotë ‘aty ku u bë fillimisht kontakti i parë, aty është bërë faulli’.”, tha Aguero.

Siç raporton mediumi spanjoll AS, ish-futbollisti argjentias është nën hetimi nga Agjensia për Parandalimin e Dhunës në Sport.

Kjo nuk është hera e parë që Aguero e sheh vetën në një situatë të këtillë pas komenteve të tij online, pasi edhe më herët ai sulmoi Zlatan Ibrahmovic pasi sulmuesi suedez tha që Argjentina nuk do të fitonte më Botërorin pas largimit të Lionel Messit.

Aguero ende nuk i është kundëpërgjigjur akuzave në publik, dhe mbetet të shihet në rast se do të merret ndonjë aksion ndaj tij për komentet e bëra.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.