
Shqipëria ka marrë fitoren e parë dje në kualifikueset për Kampionatin Evropian, ndaj Moldavisë me rezultat 2-0.
Me këtë rast ajo ka marrë tri pikë, shkruan Gazeta10.
Jasir Asani dhe Nedim Bajrami shënuan nga një gol në pjesën e dytë për t’i dhuruar Shqipërisë një fitore 2-0 në shtëpinë e saj.
Festa për këtë fitore ishte e madhe, por ajo që ra më së shumti në sy ishin thirrjet e tifozëve kuqezi.
Ata përmes këngës për komandantin legjendar, Adem Jasharin u solidarizuan me Kosovën dhe situatën në të cilën po ndodhet ky vend, pa mbështetje politike nga Shqipëria.
‘’Çohu Adem, çohu po të thonë zogjtë e malit dhe bilbilat, çohu Adem…”, ishte kënga që jehoi në stadiumin kombëtar të Tiranës.
Por, përveç këngës me atdhedashuri, u dëgjuan edhe thirrje të tilla si ‘’Mitrovica, zemra e Shqipërisë’’./Gazeta10/