Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kur do të nisë “E premtja me Halilin”? – Kastrati zbulon datën e fillimit

Gazeta10
06 December 2023 - 23:33

Humanisti Halil Kastrati do të nisë me emisionin e tij “E premtja me Halilin” duke filluar nga 15 dhjetori dhe do të transmetohet në Kanal10.

Kastrati në emisionin “Gallatë” me Arben Ahemtin në Kanal10, ka bërë një rrëfim të dhimbshëm duke treguar arsyen se pse është vonuar me emision.

“Kësaj radhe me emision jemi vonuar, por me aktivitete nuk jemi ndalur. Kemi pas disa sprova edhe ne vet. Jeta e kësaj bote i ka ato sprova. Dikush prej anëtarëve te mi të ngushtë të familjes, ka një sprovë me një sëmundje të rëndë. Është motra ime dhe më është dashur pak mu fokusuar andej”, ka thënë Haliti.

Ai më tej ka dhënë detaje për emisionin.

“Emisioni po nis me 15 dhjetor dhe do të jemi në Kanal10, gjithmonë çdo të premte, pra e premja e parë me emision që do të nis është 15 dhjetor”, ka thënë Kastrati. /GAZETA10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.