Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti bie ndesh me deklaratat e SBASHK-ut, thotë se takimi me ta ishte iniciativë e tij

Gazeta10
15 September 2022 - 14:06

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën plenare ka thënë se takimin e fundit që e zhvilloi me këshillin grevistë sic e quajti ai, ishte iniciativë e tij për takim, raporton Gazeta10.

“Takimin e fundit që pata nuk ishte me ndonjë degë të Sindikatës, apo me BSPK-në, por me këshillin grevistë, dhe ky takim është zhvilluar me iniciativë timen, unë I kam ftuar dhe kanë ardhur në takim.”, tha ndër të tjera kryeministri.

Tutje, ai tha se problem nuk është mungesa e komunikimit por e mos pajtimit themelor dhe se është i bindur se me pakon për përballjes e inflacionit do të kalohet e kriza.

“Pra nuk është problemi tek mungesa e komunikimit dhe kurrëfarë arrogance inati, por e kemi një mos pajtim themelor sepse unë jam i bindur që këtë krizë duhet të dalim përmes pakos që e mundëson përballjen e inflacionit e jo përmes kërkesave partikulare derisa të votohet projektligji për pagat i cili që nga dita e sotme në mëngjes është në diskutim publik.”, tha Kurti./Gazeta10.

Nga Rubrika
Lajme
30 July 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.