
Gjatë pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik në Shkup, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski kanë zhvilluar një takim bilateral.
Siç njofton Zyra e Kryeministrit, në takim u diskutua për marrëdhëniet dypalëshe të dy vendeve dhe projektet e përbashkëta. Rritja e efikasitetit të kalimit të kufirit për qytetarët e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në drejtim të njëra-tjetrës dhe projekti i rrugës Prizren-Tetovë ishin dy prej çështjeve me theks të veçantë.
“Ata diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe të dy vendeve dhe projektet e përbashkëta. Rritja e efikasitetit të kalimit të kufirit për qytetarët e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në drejtim të njëra-tjetrës dhe projekti i rrugës Prizren-Tetovë ishin dy prej çështjeve me theks të veçantë. Në takim u trajtua edhe mundësia e organizimit të një forumi të përbashkët të biznesit”, thuhet në njoftim.
Në takim u trajtua edhe mundësia e organizimit të një forumi të përbashkët të biznesit. /Gazeta10