
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të projektit të furnizimit me energji në kampin “Bondsteel”.
Ai ka përgëzuar Ambasadorin Amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, për projektin që pritet të zvogëlojë emetimin e karbonit.
“Ceremonia e sotme u organizua në kuadër të projektit “Modernizimi i sistemit elektro-energjetik të Kampit Bondsteel” që synon zvogëlimin e emetimit të karbonit, për të përmirësuar aftësitë e përgjithshme të sistemit elektrik si dhe për të kursyer në koston vjetore të energjisë”, thuhet në njoftim.
Teksa, theksojmë se sot kampi “Bondsteel” është lidhur me rrjetin energjetik të Kosovës./Gazeta10