Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Kurti e priti në takim politikanin nga Serbia, mësohet çka u bisedua

Gazeta10
04 December 2023 - 11:34

Zyra e Kryeministrit dje ka njoftuar se kryeministri Albin Kurti është takuar me politikanin serb Çedomir Jovanoviq.

Kurti në takim me politikanin liberal, sipas njoftimit biseduan rreth zhvillimeve të fundit mes Kosovës dhe Serbisë si dhe raportet mes dy vendeve.

Në komunikatë tutje thuhet se u fol për nevojën e fuqizimit të sundimit të ligjit në Ballkanin Perëndimor e demokratizimin e shoqërive dhe institucioneve.

Tutje thuhet se u fol për pluralizmin politik, respektimin e të drejtave të njeriut dhe të pakicave kombëtare si garantues të paqes dhe sigurisë në rajon.

Jovanoviq është themelues i partisë politike të quajtur Partia Liberale Demokratike.

Ai ishte kandidat për president në zgjedhjet presidenciale të Serbisë më në 2008 dhe 2012.

Në anën tjetër, Jovanoviq në një video të publikuar në platformën “X” tregoi se çfarë bisedoi me kryeministrin Kurti.

“Kurtin e njoh prej 30 vitesh, ai dhe unë kemi kaluar shumë në jetën tonë dhe pas këtyre bisedave besoj se gjaku i derdhur në Banjskë është gjaku i fundit i derdhur në konfliktin mes popullit serb dhe shqiptar në Kosovë…”, ka thënë ndër tjerash Jovanoviq.

Ai gjithashtu citohet të ketë thënë se “nuk duhet të heshtim për Kosovën”.

“Ne kemi zgjedhje së shpejti dhe Serbia po ngec nën barrën e Kosovës. Duhet thënë e vërteta dhe duhet marrë një rrugë tjetër. Të gjithë e dini se kam thënë të vërtetën shumë kohë më parë, më shumë se 20 vjet më parë, dhe për këtë jam cilësuar si tradhtar”, është shprehur ai.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq i ka shpallur zgjedhjet e përgjithshme për 17 dhjetor të këtij viti. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.