
Në 24 përvjetorin e masakrës së Rezallës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar 98 të rënët e kësaj masakre duke thënë se në përpjekje të zhdukjes së krimit forcat serbe i rrëmbyen kufomat.
“Disa u gjetën të groposur në varreza masive në Kizhevak dhe në Rudnicë të Rashkës, në Serbi”, tha Kurti.
Sipas tij e vërteta e ditës së 5 prillit të vitit 1999, nuk mund të groposet e mbulohet në varreza masive.
Kurti ka thënë po ashtu se Kosova nuk do të ndalet se kërkuari drejtësi.
“Nuk mund të lejojmë harresën të mbulojë mizoritë që ndodhën në luftë. Nuk do të rreshtim së kërkuari drejtësi”, ka thënë Kurti.