Gazeta10

Kurti: Ende mungon pranimi i së vërtetës nga Serbia dhe drejtësia për krimet gjatë luftës në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një postim në Facebook ka përkujtuar Albion Kumnovën, Artan Efendijën, Gëzim Deva, Lutfi Bunjakun, Bekim Bunjakun dhe Shkëlzen Binishin në 25-vjetorin e vrasjes së tyre.

Kryeministri ka thënë se Serbia ua rrëmbeu edhe kufomat në përpjekje për të fshehur gjurmët e krimit.

“Ende mungon pranimi i së vërtetës nga Serbia dhe drejtësia për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë. Mbi 950 shqiptarë janë eksumuar nga pesë varreza masive në Serbi e janë nxjerrë nga lumenjtë e liqenet ku Serbia u mundua ta fundoste të vërtetën e saj”, ka shkruar mes tjerash Kurti.

Postimi i plotë:

Më 31 mars 1999, në shtëpinë e familjes Kumnova në Gjakovë, hynë dhunshëm forcat e armatosura serbe. Nga aty rrëmbyen gjashtë burra e djem civilë: Albion Kumnova, Artan Efendija, Gëzim Deva, Lutfi Bunjaku, Bekim Bunjaku dhe Shkëlzen Binishi. Pasi i rrëmbyen, ata i vranë dhe i zhdukën.

Serbia ua rrëmbeu edhe kufomat, në përpjekje për të fshehur gjurmët e krimit. Në vitin 2011, trupat e tyre u gjetën në Batajnicë në periferi të Beogradit. Mes tyre nuk ishte Albioni.

Albioni ishte 21 vjeç. Sot bëhen 25 vjet nga zhdukja e tij. Ҫerek shekulli pritje e përpjekje për të vërtetën për të zhdukurit me dhunë nga Serbia.

Ende mungon pranimi i së vërtetës nga Serbia dhe drejtësia për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë. Mbi 950 shqiptarë janë eksumuar nga pesë varreza masive në Serbi e janë nxjerrë nga lumenjtë e liqenet ku Serbia u mundua ta fundoste të vërtetën e saj.

Si Qeveri e Republikës së Kosovës, ritheksojmë zotimin tonë për të mos reshtur së kërkuari ndriçimin e së vërtetës dhe drejtësi për krimet e luftës.

Sot, në këtë përvjetor, duke përkujtuar të birin e vetëm të familjes Kumnova, kujtojmë më të dashurit e familjeve të shumta të popullit tonë të cilët u rrëmbyen e zhdukën me dhunë nga regjimi gjenocidal i Millosheviqit.

derojmë sakrificën për shtetin tonë të lirë. Qëndresa e Nënës Nesrete dhe Bacës Muharrem Kumnova na mbanë të fortë të gjithëve.

NË FOKUS

valonn
Ky është i dyshuari për vrasjen e gruas në Ferizaj
gruaja
Vrasja e gruas në Pejë nga burri i saj, detajet e fundit nga rasti tragjik
vrasja-576x360-1
Vrasja në Pejë, reagojnë nga komuna: Gjyljeta punonte qe 20 vjet si asistente e stomatologut
1-55-600x360-1
Një grua sulmon dhe rrah keq një grua tjetër në Prishtinë, arrestohet brenda pak minutave
akil
“Akil Gjakova është në arrati”, avokatja e gruas së tij jep detaje për divorcin e dhunshëm
850x600_ilustrim-shiriti-i-ndalimit-policia-e-kosoves-foto-Ridvan-Slivova-3-780x439-11619711563
Zbulohet identiteti i gruas që dyshohet se u vra nga bashkëshorti në Ferizaj
IMG_5024
Aksidenti tragjik në Leposaviq, këta janë personat që mbetën të vdekur
436305588_836502955177305_7501723294438286291_n
"Pse ta mori jeten Edi qe aq shume e mbrojte dhe e dashte"-Vrasja e gruas në Pejë, reagon njëri nga familjarët