Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti i pari që takohet me Borell e Lajçak, shfaqet i buzëqeshur

Gazeta10
26 June 2024 - 15:25

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka qenë i pari i cili ka mbërritur tek takimi ku pritet të mbahet me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Kurti ka dal nga vetura duke i përshëndetur gazetarët me një buzëqeshje në fytyrë, raporton Gazeta10.

Gazetari Sadiku ka bërë të ditur se për kryeministrin Kurti është rezervuar një orë nga shefi i politikës së jashtme, Josef Borell dhe ndërmjetësi i Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.

“Ka mbërritur i pari tek shërbimi i jashtëm, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i cili është shfaqur me një buzëqeshje nga makina dhe ka përshëndetur gazetaret tek kjo hapsirë ku ndodh rëndom, për kryeministrin Kurti është rezervuar një orë nga shefi i politikës së jashtme, Josef Borell, dhe ndërmjetësi i Kosovës, Miroslav Lajçak”, tha ai për Kanal10.

Sadiku shton se pas pak pritet të mbërrijë në ndërtesë edhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuciq./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
12 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.