
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar përmes një postimi në Facebook për votimin pozitiv për liberalizimin e vizave nga Këshilli i Ministrave të BE-së, raporton Gazeta10.
Kurti ka thënë se pritjes së gjatë për liberalizimin e vizave po i vie fundi.
“Pritjes së gjatë po i vie fundi. Krahas rritjes e përmirësimit të gjithmbarshëm në indikatorët e drejtësisë, demokracisë e lirisë, sot kemi edhe vendimin e Këshillit të Ministrave të BE-së për udhëtimin pa viza për qytetarët e republikës”, ka shkruar ai.
Tutje, Kurti ka thënë ky vendim është vlerësim i qeverisjes së tyre “që po sjellë vendime të mira për qytetarët e Kosovës”.
“Ky vendim është vlerësim i qeverisjes sonë që po sjellë vendime të mira për qytetarët dhe njohje e reformave që po përmirësojnë indikatorët në organizata ndërkombëtare.”, ka shkruar ai.
Ndryshe, sot Këshilli i Evropës ka votuar pro liberalizimit të vizave të Kosovës, ku tani kanë mbetur edhe disa procedura përfshirë edhe votimin në Parlamentin Evropian./Gazeta10