Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti: Jam i gatshëm për zgjedhje të reja por edhe për qeverisje demokratike

Gazeta10
26 June 2024 - 20:21

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka deklaruar se është i gatshëm gjithmonë edhe për zgjedhje të reja e edhe për qeverisje demokratike të vendit.

Ai përderisa u prononcua për media nga Brukseli, ndër tjerash tha se ato tashmë janë çështje muajsh, duke thënë se opozita në vend e do kritikën dhe sulmin ndaj tij.

“Kosova ëhstë shtet normal demokratik, marrdhëniet me Serbinë i kemi abnormale, për shkak se Serbia nuk është shtet demokratik që do të thotë se për ti normalizuar marrdhëniet nuk duhet të ndryshoj Kosova por Serbia dhe ne nuk mund ta ndryshojmë Serbinë pa Bashkimin Evropian, pa ShBA”.

“Unë u përopoqa të ,mundësoj zgjedhje të reja demokratike në Kosovë, tash që jam në vitin e fundit të mandatit tim dhe zgjedhjet e ardhshme nuk janë çështje vitesh por muajsh, thamë ta diskutojmë bashkërisht shpërndarjen e kuvendit në një stinë të përshtatshme, por duket se pjesa më e madhe e opozitës në Kosovë vetëm një gjë e dëshiron më shumë se sa largimin tim, e kjo është kritikën e sulmin ndaj meje, unë gjithmonë jam i gatshëm për zgjedhje e edhe për qeverisje demokratike”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.