Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kurti: Jasharaj më tha ndihmon si vëlla

Gazeta10
13 September 2022 - 11:53

Kryeministri i Ksoovës, Albin Kurti, ka thënë se kreu i SBASHK-ut i ka thënë ta ndihmojë atë si vëlla, raporton Gazeta10.

I pari i qeverisë ka thënë se ndihma si valla jepet privatisht e jo nga pozita publike.

“Si vëlla të ndihmojë privatisht, jo si kryeministër”, ka thënë Kurti.

Tutje, ai ka thënë se nuk bën pazare.

“Kryeministri nuk bën pazare”, ka shtuar Kurti.

Kurti ka deklaruar se nuk mund të shatazhohet shteti.

“Nuk duhet të shantazhohet shteti nga dikush që është më i zhurshëm”, ka shtuar më tej ai.

Përndryshe, sot në mëngjes kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim kreun e SBASHK-ut, Rrahman Jasharajn. Pas përfundimit të takimit, Jasharaj kishte deklaruar se nuk është arritur asnjë marrëveshje.

Kujtojmë se punëtorët e arsimit në Kosovë ka disa ditë që janë në grevë për shkak se Qeveria e Kosovës nuk ka plotësuar kërkesat e tyre.

Ministria e Financave fillimisht ua ka ndalur pagat grevistëve më pas është tërhequr nga ky vendim pasi kishte një reagim të ashpër nga shoqëria civile dhe subjektet opozitare. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
30 July 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.